Menu

SEO e thjeshte

Cfare eshte SEO? SEO do te thote “search engine optimization”. Ndryshe do te thote qe t’i permiresosh vetes (website-it tend) shanset per te dale mire ne google. Domethene te perpiqesh qe kur dikush te kerkoje ne google nje term qe ka te beje me faqen tende, te dalesh ti i pari. Per shembull, qellimi i SEO i inbound.al eshte te dale sa me lart ne google kur dikush kerkon terma rreth marketingut. Menyra se si do shpjegoj SEO (te thjeshte) eshte marre borxh nga RACE (research=kerkim, action=planifikim per veprim, communication=komunikim, evaluation=vleresim) i PR-it. Kete jave do shpegohet R-ja e RACE-it.

 

“Research” Kerkimet paraprake

 

Perpara se te merresh me SEO, bej kerkime. Ne fillim duhet te vendosim target grupin qe na intereson. Hapi tjeter eshte te identifikosh se si kerkon ky publik ne Google (yahoo, bing). Per shembull, momentalisht per termin marketing kerkohet ne anglisht nga shqiptaret. Perdoren keyword te tipit : what is marketing, marketing strategies etj. Keshtu qe nje faqe e shkruar ne shqip rreth marketingut eshte per momentin e penalizuar (ndoshta nga fakti qe nuk ka shume faqe rreth marketingut ne shqip dhe publiku percepton mungese totale informacioni ne shqip rreth temes).

 

Google adwords eshte nje vend i mire nga mund te fillohet. Kerkimi nuk kushton gje. Per shembull, objektivi i ketij blogu eshte te terheqe lexues qe kane te bejne me marketingun. Keshtu une hedh termin marketing dhe vendos Albania si target. Rezultati, nxjerr sa here ne muaj kerkohet termi Marketing dhe terma te tjere te perafert ne google, dhe sa artikuj konkurrente ka rreth ketij termi.

 

Kerkimet mbi keywords kane shume aplikime dhe vetem njeri eshte qe te vendosesh tag ose keywords te pershkrimi i faqes. Kerkimet mbi keywords mund te perdoren per te permiresuar url-te, titullin e faqes ose te japin ide mbi artikuj te ardhshem qe mund te shkruash ne blogun tend. Per shembull artikulli mbi branding i kesaj jave eshte frymezuar nga nje keyword search. Branding eshte nje term i marketingut qe kerkohet mesatarisht 390 here ne muaj ne shqiperi, nuk ka shume artikuj rreth tij.

 

Kerkimet mbi konkurrentet jane shume te rendesishme. Duhet te kuptojme se si ja dalin ata te jene me lart se ne ne google. Ne qofte se blogu jone ose faqja eshte e re ka dy faktore qe na penalizojne:

Google vlereson vjetersine e domainit.

Klikimet qe ka konkurenca

Megjithese ka keto dy faktore penalizues, fale SEO superiore dhe promovimit mund te arrihet nje renditje e mire mbas disa muajve. Konkurenca shihet gjithmone me sy kritik, sado e forte te jete gjithmone e ka nje mangesi ose nje segment te pa mbuluar. Mbi SEO ka shume material ne internet dhe ka vetem nje menyre llogjike per te kuptuar cili burim informacioni eshte me i besuari, Google: SEO.

 

#inbound

Adresa

L. Kalabria, orem Ipsum DC
Kulla II, K-V/4
10000 Prishtinë
Kosovë

Tel:

+ 377-44-253-153

e-Mail

This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Na ndiqni në rrjetet sociale

Më poshtë mund të na ndiqni në rrjetet sociale! Enjoy your stay :)

Facebook Twitter Google+ RSS Dribbble Vimeo

Twitter