Menu

Buzz marketing

Buzz marketing eshte ai lloj marketingu ku nje produkt promovohet nga nje njeri tek tjetri pa ndihmen ose mbikqyrjen e kompanise. Se kush jane aktoret kryesore qe katalizojne buzz marketing shpjegohet ne postimin e javes se shkuar mbi librin Tipping Point te Gladwell.

 

Pse eshte kaq efektiv ky lloj marketingu dhe si mund te arrihet? Arsyeja e pare pse ky lloj marketingu eshte super efektiv kur ka sukses, bazohet mbi besimin qe kane njerezit tek te njohurit e tyre. Ne qofte se nje mik na rekomandon nje kafe  te re me entuziazem dhe sinqeritet atehere eshte shume e mundur qe nje nga kto dite do te shkonim ta shihnim. I njejti koncept eshte i zbatueshem per shume produkte.

 

Arsyeja e dyte eshte se bota eshte me e vogel nga c’mund te mendojme (sic thuhet shpesh neper filma) . “6 Gradet e Ndarjes” eshte nje Koncept i cili percakton se sa larg ndodhet cdo njeri ne bote nga njeri-tjetri. Sipas kesaj teorie, mesatarisht, midis secilit prej nesh dhe kujtdo tjeter ka 6 persona. Fillimisht u perdor aktori amerikan Kevin Bacon si pike reference per kedo ne planet. Per shembull, une njoh Tanin, Tani njeh Drinin (qe jeton jashte shtetit), Drini njeh Saran ne Itali  (Sara eshte me origjine nga Los Angeles), Sara njeh Peter (qe eshte pronar restoranti), Peter njeh Bruce Willis (qe ka punuar kamarier ne restorant para se te behej aktor) dhe Bruce Willis njeh Kevin Bacon.

 

Arsyeja e trete eshte shpejtesia. Deri dje do ishte e pa mendueshme per nje kompani te bazonte nje fushate marketingu komplet te Buzz Marketing. Sot eshte me se normale qe nje firme e cila nuk ka buxhet te mjaftueshem per te konkurruar denjesisht me reklame televizive te bazohet te buzz marketing  dhe te dali me sukses fale shpejtesise. Para ardhjes se Facebook-ut dhe mediave sociale te tjera  6GN (6 graded e ndarjes) nuk ishte shume interesante. Njerezit qe formonin zinxhirin nuk komunikonin aq shpesh sa duhet dhe fuqia e mesazhit ulej jashte mase. Sot fale mediave sociale kjo ka ndryshuar. Ne qofte se, nje Kafe na pelqen dhe na ben pershtypje mund ta postojme ne wall me nje klik dhe Kevin Bacon ka mundesi te madhe ta marre vesh shume shpejt.

 

Buzz marketing ka evoluar. Nuk eshte me i njejti mjet qe ka qene qofte dhe vjet. Nga viti ne vit menyra se si komunikohet ne internet ndryshon. Nga ana tjeter zhvillimi i madh qe po merr si kanal komunikimi nuk na lejon ta injorojme.

 

#inbound

Adresa

L. Kalabria, orem Ipsum DC
Kulla II, K-V/4
10000 Prishtinë
Kosovë

Tel:

+ 377-44-253-153

e-Mail

This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Na ndiqni në rrjetet sociale

Më poshtë mund të na ndiqni në rrjetet sociale! Enjoy your stay :)

Facebook Twitter Google+ RSS Dribbble Vimeo

Twitter